Transmetuar më 02-03-2019, 10:11

Një polic u dënua me një vit burg, për tejkalim shpejtësie gjatë një ndjekje. Për të kapur disa hajdutë të rrezikshëm, polici i dha makinës me një shpejtësi 126 km/h, në një zonë ku limiti i lejuar është 50 km/h.

Ngjarja vjen nga Zvicra, në periferi të Gjenevës. Avokati i efektivit, Jacques Roulet tha se, “Klienti imi u dënua si të ishte një shofer i zakonshëm që bën gara shpejtësie”.

Historia raportohet nga ‘Le Temps’ dhe ‘Tribune di Genève’. Dënimi i dhënë këtë të mërkurë, vjen thuajse një vit pas ngjarjes së ndodhur në 4 shkurt të vitit 2017.

Sipas ligjit për qarkullimin rrugor, një polic nuk ndëshkohet nëse shkel rregullat gjatë një ndjekje, mjafton që të tregojë kujdesin e duhur.

Por në këtë rast, gjyqtarët konkulduan se “kapja e hajdutëve rezultoi më primare se sa jeta e njerëzve”. Ndërkohë polici ka lajmëruar se do e apelojë vendimin. /a.y/noa.al