Nuk ka fitore në derbin kryeqytetas me Tiranë dhe Partizanit. Ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse ekipet prodhuan disa raste për shënim.
Në fushë pati spektakël, ashtu sikundër edhe në shkallët e stadiumit me dy tifozeritë më të zjarrta.
Në pjesën e parë Tirana ishte më kërkuese për të gjetur golin, por asnjë rast konkret për të shqetësuar Alban Hoxhën.
Më e ekuilibruar ishte pjesa e dytë, me Partizanin që kërkoi tre pikët për të blinduar kreun e klasifikimit.
Në fund skuadrat ndanë nga një pikë që më shumë i shkon përshtat Partizanit.
Tirana, me këtë barazim, e thellon edhe më shumë numrin e ndeshjeve pa fitore, por edhe vitet, pesë të tilla. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd