








Është shumë e rëndësishme jeta që bën njeriu, ashtu sikundër i rëndësishëm është edhe vendi në të cilin jeton.
Sipas një sondazhi të kryer nga Times Out dhe Tapestry Research, qyteti më i lumtur në botë ndodhet është Melbourn i Australisë.
15 mijë njerëz u intervistuan për këtë sondazh në 32 qytete të mbarë botës. Ata u pyetën për ushqimin, pijet, kulturën, takimet romantike, udhëtimin, jetën në komunitet, etj.
Të dyja kompanitë nxorën përfundimin se qyteti më i lumtur në botë është Melburn, në Australi.
Plazhet, parqet publike, restorantet e larmishëm dhe moti e bëjnë një nga vendet më të përkryera për të jetuar, gjatë gjithë vitit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





