Transmetuar më 28-02-2019, 19:17

Të vendosësh një fëmijë në gjumë është një sfidë e vërtetë.

Shpesh të vegjlit nuk duan të flenë, por në fakt gjumi është një element thelbësor në rritjen e tyre.

Një baba në Kinë ia ka dalë në mënyrë krijuese që të realizojë gjumin e tij, duke mashtruar të voglin.

Burri i rraskapitur u filmua i shtrirë në shtrat me djalin e mitur, duke vendosur një palë sy të rremë për ta bërë fëmijën të besojë se ishte ende zgjuar.

Babai vuri edhe një këngë për bebe në sfond, ndërsa veshët i kishte të mbyllur. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd