
Xhupi që kishte veshur Kryeministri Rama ka marrë edhe vëmendje ndërkomëbtare.
Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop ka publikuar foton e kreut të qeverisë gjatë një takimi, teksa kishte veshur edhe një xhup me stemën e Liverpulit.
Klop shkruan se “me xhupin e Liverpulit, as Edi Rama tashmë nuk do të jetë më kurrë vetëm”, duke cituar një pjesë të himnit të skuadrës, “You’ll never walk alone”.
Por kjo veshje e Edi Ramës ngjalli edhe një debat në radhët e politikës.
Kundërshtarët shprehën kritika pasi aty është stampuar edhe emri i një kompanie bastesh, teksa prej muajsh bastet sportive janë mbyllur në Shqipëri.
Epo ndoshta Klop nuk e di një gjë të tillë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





