
Kryetari i Partisë Demokrate Lulzim Basha pas deklaratës për media ka bërë një reagim në rrjetin e tij social Facebook ku thotë se derën e integrimit e ka mbyllur korrupsioni dhe krimi i lidhur me qeverinë.
Ndërkohë që është ende në Shkodër, Basha duke iu kërkuar shkodranëve mbështetje thotë se sakrifica jonë bëhet që t’i kthejmë vlerat europiane për shqiptarët.
“Udhëtimi ynë drejt Europës, po mbush gati 3 dekada. Ju shkodranët jeni të parët që e nisët rrugën për ta bërë realitet këtë ëndërr shekullore për çdo shqiptar në vitin 1990. Ne të gjithë e dimë se ky rrugëtim ka qenë i dhimbshëm dhe se ai kalon përmes sakrificash të mëdha!
Por po ashtu ne jemi të bindur se vetëm ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit!”, shkruan Basha.
Ndërsa shton se “Sakrifica jonë bëhet që t’i kthejmë vlerat europiane për shqiptaret, që të hapim rrugën e integrimit drejt Europës. Sepse në Europë nuk shkohet me gënjeshtra! Në Europë shkohet kur e ndajmë të mirën nga e keqja, në Europë shkohet me vlera.
Derën e integrimit e ka mbyllur korrupsioni dhe krimi i lidhur me këtë qeveri hajdute! Të gjithë brenda vendit e dinë këtë! Dhe të gjithë jashtë vendit po e dëgjojnë këtë!”./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





