
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur rreth orës 13.00 të mesditës së sotme, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Prania e tij në Prokurori vjen për tu njohur me akuzat e ngritura zyrtarisht ndaj tij.
Gjithçka pasi dosja në ngarkim të Tahirit është dërguar në gjykatë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ndaj ish-ministrit janë ngritur akuzat e veprave penale “Trafik ndërkombëtar droge” në bashkëpunim, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.
Mbyllja e hetimeve ndaj ish-ministrit dhe dërgimi i dosjes në gjykatë, vjen pasi më 11 shkurt Gjykata e Krimeve të Rënda, pranoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, për të mos zgjatur hetimet me tre muaj të tjerë.
Saimir Tahiri është vënë nën hetim, si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë. Ai akuzohet se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





