Transmetuar më 28-02-2019, 12:23
Ne rreth, Antoneta Sevdari pjese e KLP

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rrëzuar vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdari, njëherësh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në vendimin e sotëm, prokurorja Sevdari u shkarkua nga detyra, duke u gjetur e papërshtatshme për ushtrimin e mëtejshëm të profesionit.

Kjo pasi u konstatuan probleme me pasurinë e krijuar nga bashkëshorti, por edhe pas denoncimeve për aftësitë profesionale.

Kujtojmë se në korrik të vitit që lamë pas Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë Firdes Shuli dhe me anëtarë Valbona Sanxhaktarin dhe Roland Ilia, komunikoi konfirmimin në detyrë të prokurores, duke kaluar shkallën e parë të vetingut.

Sevdari iu nënshtrua me përparësi procesit të vetingut, pasi ishte kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Nga vlerësimi i bërë i KPK, u konstaua se prokurorja nuk ka fshehje pasurie, as konflikt interesi dhe as kontakte me botën e krimit.

Në seancën dëgjimore relatorja Valbona Sanxhaktari tha se, është kryer kontroll i thelluar sa i takon pasurisë.

Sipas saj, prokurorja ka pasuri tokë arë e blerë në 2001 dhe një ndërtesë e blerë me të ardhurat e bashkëshortit.

“Sevdari ka një apartament 122 m2 e blerë me kursimet familjare dhe të ardhurat e bashkëshortit. Të ardhurat e bashkëshortit janë të ligjshme. Nuk ka deklaruar se ka pasuri të fshehura”, u shpreh Sanxhaktari. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd