
Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, pasi nuk pranoi të dorëzojë mandatin, Myslim Murrizi ishte ftuar në emisionin “Arena”, ku tregoi se pse nuk e la mandatin e deputetit.
I pyetur nëse është kundër konfrontimeve me Kryeministrin Edi Rama kur ai flet, tha se, është për çdo kundërshtim të mazhorancës me argumente e fakte.
“Për çdo diskretitim të kësaj mazhorance për hajdutllëkun, drogën, trafiqet, jam absolutisht po gjestet e grusë tënde, gruaja jote, unë vetë jam ndjerë turp në atë seancë”, tha ai.
I pyetur lidhur me seancën ku Edi Paloka hodhi bojë ndaj Ramës, apo Endri Hasa goditi me vezë deklaroi se, “Janë veprime individuale. Personalisht më ka ardhur turp që kam qenë pjesë e asaj seance”.
“Jam 51 vjeç dhe në atë kuvend nuk kam ardhur as si hajdut batanijesh dhe as si rrugaç. Kam familje, fëmijë, më vjen turp, nusja ime, gruaja ime. Nuk ka më turp. Thuaj hajdut hajdutit që firmos. Jam kundër çdo akti rrugaçëror nga te gjitha palët dhe ndaj çdo fjalori harbut që përdoret në Kuvend”, deklaroi Murrizi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






