
Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar në Vlorë me pasojë grabitjen dhe plagosjen.
Mësohet se grabitja ka ndodhur sot në banesën e një të moshuari.
I moshuar rreth 70 vjeç është grabitur në lagjen Rilindja.
70-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u gjet në banesën e tij i plagosur nga nipi.
Dyshohet se i nipi ka konstatuar se të moshuarit i mungonin rreth 1 milionë lekë të vjetra.
I nipi rrëfen se shtëpinë e të moshuarit e kishte gjetur të hapur dhe më pas e kishte parë gjyshin e tij të gjakosur.
I moshuari është dërguar në spital pas njoftimit të ambulancës nga i nipi i tij.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e të dyshuarve./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





