Transmetuar më 27-02-2019, 18:19

Reali dhe Barcelona do të përballen sonte në orën 21:00 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për Kupën e Mbretit në Spanjë.

Takimi i parë u mbyll me shifrat 1-1, duke favorizuar paksa madrilenët.

Në fushë do të zbresin dy gjigantët botërorë në futboll, ku secili ekip do kërkojë kualifikimin.

Messi do të luajë që nga minuta e parë teksa po kalon një formë të mirë në kampionat.

Ndërkohë, Reali është i etur për fitore aq më tepër që luan edhe përballë tifozëve të vet. /k.k/noa.al/