Transmetuar më 27-02-2019, 13:57
Ministrja Balluku gjate deklarates

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat informoi lidhur me ndryshimin e vendimit për masat kundër ndotjes së ajrit, lidhur me importin e makinave të përdorura.

Ajo tha se pas ankesave të qytetarëve qeveria ka vendosur shtyrjen e afatit të hyrjes së fuqi me dhjetë muaj, nga data 28 shkurt 2019, që ishte më parë, në 31 dhjetor 2019.

“Ndryshimet e miratuara sot në mbledhjen e Qeverisë në VKM 633 konsistojnë në: Shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të kësaj vendimmarrje. Nga data 28 shkurt 2019 që ishte në VKM 633, afati shkon në datën 31 dhjetor 2019. Zhdoganimin e automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM 633. Me ndryshimin e bërë sot parashikohet që do të lejohet zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2019. Standartizimin sipas parametrave matës për emetimin e gazrave me standardet e BE-së”, u shpreh Balluku.

Ajo shtoi se automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6. /a.y/noa.al

Ndalimi i makinave të vjetra, çfarë ndodhi me importin në dhjetor dhe ç’pritet me çmimet