Transmetuar më 27-02-2019, 12:28

Policia e Tiranës thotë se ka identifikuar katër personat e dyshuar për dhunën ndaj fotografit të ekipit të Flamurtarit, në ndeshjen e 23 shkurtit, me ekipin e Partizanit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, identifikuan dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë, I. Xh., 31 vjeç, G. Ll., 31 vjeç, K. B., 19 vjeç dhe I. H., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Policia thotë se më 23 shkurt rreth orës 17:40, tek stadiumi “Selaman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur shtetasin Shkëlqim Ramaj, 32 vjeç, fotograf i ekipit “Flamurtari”.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.

Ata akuzohen për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindje e urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd