





Tregoi se kishte një dhimbje shumë të madhe, por në të njëjtën kohë edhe një dobësi të theksuar, atë të varësisë nga nikotina.
Një 34-vjeçar përfundoi në ndihmën e shpejtë me një thikë të ngulur në kurriz, ndërsa kishte veshur vetëm mbathje. Kështu vendosi të durojë dhimbjen por edhe të ftohtin, duke dalë nga ndihma e shpejtë për të pirë një cigare.
Skena e pazakontë vjen nga Rusia, ku burri i identifikuar si Vladimir ishte dërguar në ndihmën e shpejtë të spitalit të Kazan, pasi ishte plagosur me thikë gjatë një sherri të dhunshëm, me gjasë pas konsumit të alkoolit.
Pas dërgimit në spital 34-vjeçari duhej të kurohej nga mjekët, por ndoshta i lodhur nga pritja vendosi të dilte për të pirë një cigare teksa veshur mbante vetëm një palë mbathje dhe temperatura shënonte -10°C.
Mjekët dhe infermierët u desh të punonin jo pak për të bindur pacientin të futej brenda, siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë.
Në fund ai u bind që të mjekohej, pasi mjeku e siguroi, “Na duhet vetëm pak për të nxjerrë thikën, do të bëjmë një injeksion dhe do mund të kthehesh në shtëpi”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





