
Nëntë persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, nën akuzën e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Gjatë kësaj të marte është kurorëzuar operacioni i koduar “Çentralisti”, ku krahas të arrestuarve, pesë persona po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim.
Pas tetë muajsh hetimesh nga Krimi Ekonomik dhe Prokuroroia e Tiranës, u bë i mundur kurorëzimi i operacionit, duke u vënë ën pranga A. V., 30 vjeç, banues në Fier dhe tetë të tjerë me banim në Tiranë, J. F., 36 vjeç, E. K., 33 vjeç, F. A., 27 vjeç, S. B., 35 vjeç, A. D., 34 vjeç, O. S., 22 vjeç, A. G., 38 vjeç dhe D. O., 25 vjeç.
Ata akuzohen se kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari jashtë vendit.
Gjithçka duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Center me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.
Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





