Transmetuar më 26-02-2019, 23:23

Opozita protestoi mbrëmjen e sotme para Parlamentit për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Situata përpara Parlamentit tensionua deri në atë masë sa policia ka përdorur gazin lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Gazetari  Elio Laze ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me përdorimin e gazit lotsjellës.

Ai nëpërmjet një statusi në Facebook, shkruan se ishte në godinën e parlamentit jo për të protestuar por për të raportuar si gazetar, dhe se mbeti "viktimë" e gazit.

Ragimi i Elio Lazes

Dy fjale zemre Edi Rames!

“Qe ti je nje diktator ne grahmat e fundit te pushtetit tend te korruptuar dhe te droguar kjo nuk ka pike dyshimi. Qe populli qe proteston nuk eshte huligan, as kjo ska pike dyshimi. Sot isha ne godinen e parlamentit. Jo per te protestuar (fatkeqsisht) por per te raportuar si gazetar. Dhe cfare bere ti burracak? Urdherove deshtakun qe ke vene Minister te Brendshem qe te shperndaje turmat me gaz helmues. Protestues, gazetare, kalimtare dhe police vuajten pasojat. Ke ne kurrizin tend boll krime. Por tashme e ke kaluar masen.

Kete helm qe thitha sot dhe frymen qe me mungoi per shume minuta, shpresoj ta provosh aty ku te dhemb me shume (nese te dhemb), tek djali yt i vogel. Historia do te te gjykoje si nje tiran i turpshem. Fundi yt eshte ceshtje oresh”./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd