
Numri dy i qeverisë foli për protestën e opozitës teksa tha se deputetët e mazhorancës u kërcënuan.
“Një ditë e qartë dhune kundër institucioneve.
Mos të mendojë kush se integriteti i një deputeti e veçanërisht zonjave që janë kërcënuar sot është cenimi i integritet personal i secilit prej nesh jo është cenim i integritetit kushtetues”, tha Braçe.
Ai foli për kriza të riciklueshme, dhe si shkak gjeti mungesën e një sistemi drejtësie.
“Në qoftë se ne kemi kriza që riciklohen në mënyrë të dhunshme si kjo që shihni janë pasojë e sistemit të munguar të drejtësisë. T’ju shërbesh bujqve, e t’u japësh certifikatën e pronësisë nuk është karshillëk”, tha Braçe. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





