
Ilda Bejleri është cilësuar si një nga moderatoret e sportit më seksi, kjo falë pamjes së saj tërheqëse e trupit me forma bombastike të cilat nuk ngurron ti ekspozojë.
Fotot ‘hot’ janë të pranishme në Instagramin e Ildës si në dimër dhe në verë.
Mirëpo me siguri që nuk e mbani mend se si dukej moderatorja në fillimet e karrierës së saj.
Dhe këtë e kthen në kujtesë blogeri Olti Curri përmes një videoje të publikuar në Instastory-n e tij.
’Para 17 vitesh gocat Ilda Bejleri dhe Elona Duro mësonin notin në pishinë….vetëm Gishto nuk e mësoi, por ska gjë mësoi cigaren’ shkruan Olti me humor ndërsa shihej Ilda në pishinë dhe pothuajse nuk njihet.


Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





