Transmetuar më 26-02-2019, 19:27

Me nota të ashpra, kryedemokrati Basha foli pas hedhjes së gazit lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Për Lulzim Bashën, Edi Rama hodhi lëndë kimike në drejtim të fëmijëve dhe nënave shqiptare.

Ai shkoi edhe më tej duke thënë se me këtë akt Kryeministri u shpalli luftë shqiptarëve, dhe për këtë do të ketë kosto.

“Një akt i pandodhur më parë, sulmin me lëndë kimike ndaj fëmijëve, motrave dhe nënave, të cilët ushtronin të drejtën e protestës qytetarë kundër kuvendit të krimit.

Rama sot, me këtë akt, i ka shpallur luftë qytetarëve të vet. Në emër të PD-së, opozitës dhe gjithë qytetarëve, i them e Edi Ramës se me këtë akt koston do ta kesh 100 përqind ti”, tha Basha.

Ai nënvizoi se nuk frikësohet nga akte të tilla, dhe se bashkë me qytetarët do të rrëzojë atë që ai e quan republikë të krimit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd