
Kryedemokrati Basha iu drejtua me një fjalim të pranishmëve në protestën e sotme përpara Parlamentit.
Ai tha se Parlamenti sot është kthyer në ilegalitet nga mazhoranca dhe Kryeministri Rama.
Sipas Bashës, në mënyrë frikacake u ndryshua dita e mbledhjes së seancës plenare.
“Edhe sot ata që kalojnë ligje antikushtetuese për të vjedhur milionat, ata që bashkë me krimin e oganizuar futën duart në kutitë e vullnetit të shqiptarëve dhe i dhanë Shqipërisë Maduron e Ballkanit, Edi Ramën, janë mbledhur në Parlament. I kanë zaptuar ato karrige në bashkëpunim me krimin. Por ato karrige nuk janë në shitje, ato karrige, që sot zaptohen nga banditët nuk përbëjnë asgjë, sepse pushteti i vërtetë i takon popullit.
Kishim njoftuar protestën e radhës ditën ku sipas rregullave duhet të ishin mbledhur në atë sallë për të reflektuar përpara se populli t’i marrë përpara. Por nga tmerri i bashkimit popullor ata ndryshuan axhendë. Zemërimi i njerëzve nuk është mbledhur në një numër kaq të shumtë brenda pak orësh”, tha Basha.
Ndërkohë protesta vijon me reagimin e qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës, që herë pas here drejtohen me thirrje kundër Kryeministrit. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





