Transmetuar më 26-02-2019, 13:30

Dy vite pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli, shuhet edhe bashkëshortja e tij.
Sadije Agolli është ndarë nga jeta mesditën e sotme, në moshën 76-vjeçare.
Mësohet se ajo ka ndërruar jetë te Neurologjia në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, si pasojë e një hemorragjie cerebrale.
Sadije Agolli ishte gruaja e dytë e Dritëroit, pas ndarjes së shkrimtarit nga gruaja e parë ruse, me të cilën pati edhe një djalë.
Kujtojmë se Dritëro Agolli u nda nga jeta në 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare si pasojë e një sëmundje kronike në mushkri.
Çifti lë pas dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd









