Transmetuar më 26-02-2019, 08:24

Gjatë kësaj të enjteje Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker është bërë pjesë e një situate komike.

Teksa ndodhej në Egjipt, në një konferencë për mediat, atij i ra celulari.

Duke qenë se kishte harruar ta bënte pa zë, ai ndërpreu konferencën dhe u përgjigj për pak sekonda.

Por pasi e mbylli, ai tha për të pranishmit, “Ishte dyshuesja e zakonshme, gruaja ime”.

Kjo bëri që të shpërthejnë të qeshurat, ndërsa më tej Juncker e vijoi konferencën normalisht. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd