Transmetuar më 25-02-2019, 23:33

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Fier.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Fratar në Mallakastër, ku një makinë ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit 4 persona janë plagosur dhe më pas janë dërguar në spitalin e Fierit.
Mësohet se njëri prej të plagosurve është nisur drejt Tiranës pasi ndodhet në gjendje më të rëndë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





