Transmetuar më 25-02-2019, 22:15

Regjisori Laert Vasili i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, ka befasuar me deklaratën e tij.
Ai ka thënë mbrëmjen e sotme se shqiptarët nëse nuk zbatojnë Kushtetutën, të zbatojnë kanunin e Lekë Dukagjinit.
"Ëndrra ime është kjo, në qoftë se nuk zbatohet Kushtetuta e Shqipërisë, është një kushtetutë më e vjetër që i ka mbajtur këto troje të bashkuara.
Kanuni i Lekë Dukagjinit. Le të zbatojnë kanunin e Lekë Dukagjinit dhe do e shohin aty se sa mirë e gjejnë veten përballë njëri-tjetrin.
Kaq mjafton për të qenë shqiptar", ka thënë Laert Vasili./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





