Transmetuar më 25-02-2019, 20:50

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Elbasan.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje pranë Shkollës Pedagogjike.

Sipas njoftimeveve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë plagosur dy persona.

Këta të fundit janë transportuar menjëherë drejt spitalit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, dhe identitetet e të plagosurve, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd