Transmetuar më 25-02-2019, 19:05

Presidenti Meta ka vlerësuar 22 intelektualët e pushkatuar nga regjimi komunist.

Kreu i shtetit i vlerësuar me titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, 68 vite pas pushkatimit të tyre pa gjyq.

“Nesër mbushen 68 vite që nga mesnata e errët që iu mor jeta padrejtësisht me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish Legatën sovjetike.

Sonte kjo sallë iu përket të gjithëve, viktimave, familjarëve. Brezat e rinj duhet ta njohin historinë sa më mirë, në mënyrë që ajo të mos përsëritet më.

Të gjitha viktimat e diktaturës komuniste duhet të gjendjen në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi familjarëve e pasardhësve të tyre”, tha kreu i shtetit.

22 intelektualët e pafajshëm u pushkatuan pa gjyq 68-vite më parë me akuzën e hedhjes së “bombës” në ish-Legatën Sovjetike. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd