Transmetuar më 25-02-2019, 18:48

Gianluca Vialli, merr çmimin “I bukuri i futbollit”, në kujtim të Giacinto Facchetti dhe kthehet për të folur për sëmundjen e tij.

“Kanceri? Jam mirë. Nuk ishte e lehtë, por këtë herë ai më mësoi shumë dhe unë jam duke e përgatitur veten më mirë se kur kam luajtur futboll, kështu që unë mendoj, do të duhet të më duroni ende për një kohë të gjatë.

Unë e pranoj me përulësi dhe krenari këtë çmim. E di si ka shkuar zgjedhja juaj: me letra në dorë vendosët: ‘le ta marrë Vialli këtë vit, sepse ndoshta vitin e ardhshëm do të jetë shumë vonë… E pra, unë kam qenë me të vërtetë i fortë, u befasova që fitova këtë çmim.

Unë sapo kisha filluar të ecja, godita topin me këmbë dhe u dashurova menjëherë. Ky nuk është’ talent i madh’, vazhdimësia është. Futbollit i detyrohem gjithçka. Nga makina e parë, deri te virgjëria e humbur. I detyrohem gjithçka.

Unë juventini i fundit që kam ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve? Në fillim isha i lumtur, tani mjaft. Uroj dikush mund të bëjë atë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Unë do të doja të mbahesha mend si kapiteni i një klubi që Ligën e Kampionëve një vit e fitonte dhe një vit jo. Do të kisha preferuar foton e Buffon afër times më mirë se sa të Chiellini, i cili është ende një lojtar i madh. Rëndësi ka që nuk e ka ngritur Ferrara”, – përfundoi Vialli duke bërë shaka.