Transmetuar më 25-02-2019, 14:08
Maja Kocijancic

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, komenton situatën në Shqipëri, pasi opozita vendosi djegien e mandateve.

Ajo thotë se vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave ajo tha se, “Opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit, kjo është një deklarata që është bërë një javë më parë dhe që vazhdon të mbetet në fuqi”.

A mund të nisim me zgjerimin. Shumë po e quajnë pranvera ballkanike serinë e protestave që po regjistrohen në Bosnje, Malin e Zi, në Serbi dhe në Shqipëri. Në Shqipëri ka dy protesta antiqeveritare që kanë përfunduar me dorëheqjen e mandateve nga ana e opozitës. Këto vendime sipas opozitës janë përgjigje për situatën e jashtëzakonshme që është në Shqipëri për shkak të shkeljes së ligjit dhe provat e publikuara për blerjen e votës në zgjedhjet e 2017-ës. A do të angazhohet komisioneri Hahn të negociojë mes qeverisë dhe opozitës ashtu siç bëri edhe në rastin e Maqedonisë së Veriut?

Ajo që mund të them është se të nënvizoj atë që eurokomisioneri Han dhe zonja Mogherini kanë thënë tashmë. Kur bëhet fjalë tek protestat ata kanë riafirmuar edhe njëherë të drejtën e qytetarëve për të protestuar të lirë por kanë denoncuar çdo retorikë politike për dhunë. Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandatave vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet. Këto vendime janë jo produktive dhe shkojnë në kundër vendime që qytet kanë marrë me votë, dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës në këtë drejtim qëndrimi i Brukselit është ai i deklaruar edhe më herët. Opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit, kjo është një deklarata që është bërë një javë më parë dhe që vazhdon të mbetet në fuqi.

Le të flasim pak për reformën në drejtësi, kemi parë që disa gjyqtarë e prokurorë të cilët e kanë kaluar vettingun por nuk e kane justifikuar pasurinë e tyre dhe nuk kanë bërë asgjë për të hetuar korrupsionin. Pyetja ime është se a po sakrifikohet reforma në drejtësi dhe shpejtësia me të cilën ajo po kryhet në dëm të vetë qëllimit dhe vetëm për të përmbushur kushtet për çeljen e negociatave?

Është e rëndësishme që ka vëzhgues që po ndjekin reformën në drejtësi dhe ata po shohin çdo hap të vettingut për të garantuar procesin. Nuk ka asnjë të dhënë që shpejtësia e vettingut po dëmton cilësinë e reformës në Drejtësi. Qëllimi është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia. Që prej nisjes së procesit, vettingu ka sjellë fakte konkrete në kuadër të procesit kontrollo dhe balanco dhe besoj që kjo tregon se procesi po shkon në drejtimin e duhur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd