
“Një ngjarje tragjike, familjari kërkon të vërtetën!” Është ky denoncimi që bën ish-Kryeministri Sali Berisha, duke publikuar mesazhin që i ka dërguar një qytetar.
Në të pretendohet se një person i cili ka aksidentuar për vdekje një fëmijë, është lënë i lirë nga drejtësia.
“Z.Berisha. Më fal për shqetësimin quhem Kadri Malka, personi që u takuam pardje te Kryeministria. Nipi im minoren i dt.14-03-2012 në dt. 25-10-2017 gjeti vdekjen në aksident automobilistik në Tiranë. Në vendim e gjykatës thuhet se minoreni ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Drejtuesi i mjetit që ka përdorur alkool në masën 043 dhe 041mg/l shkakton aksident me pasojë vdekje lihet i lirë nga drejtësia. Në dy aktet e ekspertimit ka mospërputhje, janë fshehur dhe manipuluar provat. Prandaj desha ta bënit publike kërkoj ndihmën tuaj.
Kanë kaluar 16 muaj nuk po gjejmë qetësi shpirtërore, as drejtësi. Me respekt Kadri Malka”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





