
Një person i cili lëvizte me armë me vete, është vënë në prangat e policisë së Vorës, në dalje të Tiranës.
21-vjeçari R. K., banues në Milot, Kurbin, u arrestua pasditen e së dielës.
Kjo pasi në rrugën Aeroporti i Rinasit- Qafë Kashar, shërbimet e policisë ndaluan për kontroll një mjet.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar pasagjerit të mjetit, shtetasit R. K., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
I riu u arrestua në kushtet e flagrancës, ndërkohë që arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Lidhur me këtë rast, për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





