
Lajme shokuese vijnë për yllin amerikan të muzikës “R&B”, R. Kelly.
Mbi të rëndojnë 10 akuza për abuzim seksual, e në të paktën 9 prej tyre bëhet fjalë për të mitura.
Robert Sylvester Kelly, prej dekadash përflitet si abuzues me femrat dhe adoleshentet, por nuk ishte dënuar asnjëherë më parë, e madje ka mohuar akuzat.
Së fundmi, në emër të tij u lëshua një fletarresti dhe 52-vjeçari u dorëzua në policinë e Chicagos.
Akuzat erdhën vetëm pak javë pas transmetimit të një dokumentari të titulluar “Ti mbijetosh R. Kelly”-t.
Avokatit iR. Kelly shprehet se ylli i muzikës është i shqetësuar dhe i zhgënjyer nga akuzat, e pretendon se është i pafajshëm./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





