

Një dënim drejtësie shumë i diskutueshëm, ai i dhënë ndaj një burri i cili ndodhet në burg qysh prej vitit 2000, pasi u shpall fajtor për vrasje, ndonëse viktima e tij, në fakt është gjallë.
Lajmi i pazakontë vjen nga Meksika, ku Manuel German Ramirez Valdovinos, prej 19 vitesh ndodhet në burg. Ishte 26 maji i vitit 2000, kur u arrestua nga policia, pasi u godit disa herë nga efektivët me sende të forta.
Arrestimi ndodhi në zonën e Acolman, të Meksikës, ndërkohë që burri akuzohej për në vrasje, ndonëse në ngarkim të tij nuk kishte prova apo dëshmi.
Në përfundim të procesit gjyqësor ndaj tij, Manuel Ramirez u shpall fajtor dhe u dënua me 40 vite burg, megjithëse sipas avokatëve të burrit, viktima e dyshuar ishte ende gjallë.
Kufoma në të cilën u bazuan hetimet, i korrespondonte një tjetër personi, disa centimetër më i shkurtër, me lëkurë më të errët dhe me nishane dhe shenja dalluese krejt ndryshe.
Itzel del Carmen, gruaja e Manuel Ramirez, denoncon se, “Nuk mund të quhet drejtësi, ajo ku provat janë të fabrikuara. Im shoq është në burg prej 19 vitesh për një krim që nuk e ka kryer kurrë”. Denoncimi vjen katër vite pasi Manuel Ramirez, i kërkoi Presidentit të asaj kohe të Meksikës, Enrique Pena Nieto, që të lihej i lirë, pasi ishte i pafajshëm.
Rasti është rikthyer sërish në vëmendje, ku shoqata në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kërkojnë lirimin e tij. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





