
Testimet e para të personalitetit datojnë në vitet ‘20-të. Përdoreshin kryesisht për të përzgjedhur personelin e forcave të armatosura. Por ditët e sotme, testime të tilla janë shumë të përhapura në psikologjinë klinike, por edhe në rrjetet sociale për argëtim.
Megjithatë në varësi të numrit të kuajve që shihni në fotografi, mund të zbuloni më shumë rreth personalitetit tuaj.
Mes 5 dhe 10 kuajve
Nëse arrini që të shihni mes 5 dhe 10 kuajve, atëherë jeni një person që e merrni çdo situatë seriozisht dhe mundoheni që të bëni sa më mirë mundeni. Jeni perfeksionist, shumë të arsyeshëm dhe të përqendruar në detyrat tuaja.
Shumë rrallë keni vështirësi në arritjen e objektivave të vendosur. Jeni tip që nuk e keni problem të përsërisni diçka apo të ecni përpara në kërkim të diçkaje të re. Jeni një natyrë shumë e sigurtë dhe me besim në vete. Ndonjëherë e mbivlerësoni këtë gjë, çka çon edhe në zhgënjim.
11 kuaj ose më shumë
Nëse arrini që të shihni 11 kuaj ose më shumë, atëherë jeni një person shumë i kujdesshëm dhe detajist. Keni kapacitetin për të perceptuar shumë gjëra të cilat të tjerët nuk munden. Kur keni një punë për të bërë, e bëni normalisht, pa humbur asnjë detaj për të arritur perfeksionin, shkruan noa.al. Siguroheni që gjërat të shkojnë siç doni dhe pa vonesë. Po ashtu ju pëlqen mënyra metodologjike e gjërave, duke ndjekur udhëzimet. Përgjithësisht arrini rezultate të shkëlqyera në sajë të përkushtimit që tregoni.
Nuk jeni person që kënaqeni kollaj me një “po”, dhe mendoni se shkoni përtej kësaj. Insistimi që keni ju bën që të ndiheni të pasigurtë lidhur me rezultatet. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd








