Transmetuar më 24-02-2019, 10:57
Një aksident tragjik iu ka marrë jetën tre pjesëtarëve të një familje. Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune, në fshatin Zhur të Prizrenit.
Mësohet se viktimat janë babai dhe dy djemtë, Ramiz Sope 50 vjeç dhe dy djemtë e tij, Behari 24 vjeç dhe Lumbardhi 22 vjeç.
Babai me dy djemtë ishin duke udhëtuar me një makinë tip ‘Golf’ në momentin që u përplasën me një kamion i cili po pastronte rrugën.
Për pasojë që të tre familjarët pësuan dëmtime të rënda, duke bërë që të gjejnë vdekjen.
Pas këtij aksidenti tragjik, bashkia e Zhurit, e ka shpallur të dielën ditë zie. /a.y/noa.al