



Pas sherrit të radhës mes tyre vrau të ëmën, ndërkohë që trupin e ndau në copa, duke e hedhur nëpër shtëpi.
Pjesët e trupit ai nisi ti hante, bashkë me qenin e tij. Ngjarja shokuese vjen nga Spanja, në Madrid, ndërsa zbulimi tronditës u bë të enjten e lana pas.
Policia gjeti kufomën e copëtuar të Maria Soledad Gomez, 66 vjeçe, pas denoncimit të një mikeje të saj, e cila tha në polici se nuk kishte kontakte me të, prej një muaji.
Kështu policia shkoi për kontroll në banesën ku jetonte me të birin, Alberto Sanchez Gomez, 26 vjeç. I riu iu duk menjëherë i çuditshëm policisë, e cila insistoi që të hynte në banesë.
Kështu gjatë kontrollit u bë zbulimi makabër i kufomës, i cili ishte i dekompozuar dhe i ndarë nëpër disa kuti nëpër shtëpi, teksa ishte copëtuar në plotë 1000 pjesë, shkruan noa.al.
Tronditja ishte aq e fortë, sa që njëri nga policët, pësoi gjendje të fikëti dhe të vjellash.
Nga hetimet e kryera, nënë e bir ziheshin shpesh, ndërkohë sipas dëshmive të fqinjëve, gruaja keqtrajtohej shpesh. Viktima e kishte denoncuar të birin 12 herë, ndërsa shenjat e të nxirave në trup, viktima iu thoshte fqinjëve se kishte rënë duke nxjerrë qenin shëtitje. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





