Transmetuar më 24-02-2019, 08:29

Modelja dhe tashmë edhe këngëtarja, Keisi Medini ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Xing me Ermalin”, së bashku me të atin, këngëtarin e mirënjohur Sabiani, Seldin dhe Marselin.

Gjatë emisionit, Ermali e pyeti Keisin nëse ka ndonjë një njeri në jetën e saj.

Përgjigja e bjondes bukuroshe ishte: “Babin kam”.

“E ka vetë në dorë. Babi nuk e kushtëzon për asgjë. Vetëm zorraxhinj s’dua në shtëpi”, tha Sabiani duke shkaktuar të qeshura.

Kujtojmë që Keisi është përfolur për një lidhje me Seldin për shkak se dyshja u panë shpesh bashkë, por thashethemet u hodhën poshtë nga të dy.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd