Transmetuar më 23-02-2019, 20:15

Kodrat e Krapsit në Fier janë përfshirë nga një zajrr i fuqishëm i cili vijon prej disa orësh.

Të favorizuara edhe nga era e fortë, flakët po përparojnë drejt djegies së pyllit me pisha në këtë zonë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikëset por është e vështirë vënia e situatës nën kontroll.

Sipas njoftimeve të para zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe ndërsa ajo që e bën akoma më të vështirë shuarjen e flakëve është terreni i vështirë dhe era e fortë.

Shkaqet nuk dihen, por ka dyshime se mund të jetë i qëllimshëm. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd