Transmetuar më 23-02-2019, 18:27

Pas dorëzimit të manadateve parlamentare, mësohet strategjia e opozitës në vijim.

Mësohet se opozita do të protestojë çdo të enjte përballë parlamentit, duke mos lënë të qetë në marrjen e vendimeve shumicën e dalë sipas saj nga zgjedhjet e blera me krimin.

Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme në mbledhjen e kryetarëve të Partisë Demokratike në rrethe.

Pas mbarimit të mbledhjes, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë një deklaratë për mediat, duke paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se protestat do vazhdojnë derisa ky i fundit të largohet nga pushtetit.

“Më datën 28 Shkurt, më datën 7 Mars do të organizohen protesta kombëtare para asamblesë kriminale që ka uzurpuar godinën e  Kuvendit të Shqipërisë. Dhe më 16 Mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombetare me qëllim rrëzimin e uzurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë, Edi Ramës, protesta që do kenë për qëllim bashkimin e qytetarëve, për reagimin e papërgjegjshmëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. Hapi që kemi hedhur nuk është pa kthim vetëm për opozitën, është pa kthim edhe për Edi Ramën. Ne nuk do t’i lëmë zgjedhjet  e ardhshme në dorë të narko-mafias. Opozita do të marrë të gjitha masat, protestë pas proteste pa asnjë pengesë dhe frenim të zemërimit popullor deri sa ta shporrim këtë bandit dhe hajdut me karriget që ka vjedhur me paratë e krimit. Sezoni i protestave vetëm sa ka nisur,”-ka thënë Basha.

Nëpërmjet dorëzimit të mandateve, opozita beson se do të detyrojë kryeministrin Edi Rama të tërhiqet nga pushteti dhe t’i hapë rrugë një qeverie tranzitore, që do të siguroje sipas opozitës zgjedhje të lira e të ndershme. /a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd