Transmetuar më 23-02-2019, 17:30

Nga data 1 mars në këtë vit qytetarët do të mund të ndërrojnë pronësinë e mjetet pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Lajmin për shërbimin e ri e ka bërë të ditur kjo e fundit përmes një njoftimi zyrtar, ku tarifa e përcaktuar për këtë shërbim është 1400 lekë.

“Tjetër lajm i mirë për qytetarët. Nga 1 Marsi ndërrimi i pronësisë së mjetit direkt edhe në sportelet tona. Tarifa e shërbimit vetëm 1400 Lek.

Siguri për shitësin e blerësin, verifikim i plotë në sistem.

Shërbimi më i ri e i shumëpritur nga qytetarët nis nga Tirana e do ofrohet në gjithë drejtoritë rajonale me cilësi e vëmendje brenda muajit Mars,”-shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd