Transmetuar më 23-02-2019, 16:08

Braziliani Marcelo është pranë "divorcit" me klubin e  Real Madrid.

Mbrojtësi brazilian tashmë ka ndarë mendjen dhe dëshiron të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.

TeleMadrid raporton se lojtari këtë javë është takuar dy herë me drejtuesit e Real Madridit, duke kërkuar largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.

30 vjeçari e sheh të ardhmen në "Serie A", duke kërkuar të bashkohet me Cristiano Ronaldon te Juventus.

Marcelo është pjesë e Real Madridit që nga viti 2007, dhe në 333 paraqitje i ka shënuar 25 gola.