Transmetuar më 23-02-2019, 14:26

Një i ri në Shkodër përfundon në spital pas dhunës fizike gjatë një sherri.

Mësohet se i lënduar nga sherri ka mbetur një 20-vjeçar me inicalet B.Y., banues në lagjen "Liria".

I riu ka pësuar dëmtime në nofull i cili pasi mori ndihmën e parë në spital e Shkodrës, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga ka rënë S.D., 17-vjeç, banues po ashtu në lagjen "Liria".

Materialet hetimore u referuan pranë Prokurorosë së Shkallës së Parë në Shkodër për veprime të mëtejshme./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd