
Reshjet e dëborës kanë filluar që gjatë natës në disa qarqe të vendit, e më kryesisht në juglindje dhe verilindje.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kompanitë e mirëmbajtjes dhe borëpastrueset janë në punë për të mbajtur të qarkullueshme të gjitha akset në zonat ku ka pasur reshje bore.
Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në punë me mjetet borëpastruese dhe është bërë shpërndarja e kripës. ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigëll-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.
“Drejtuesit e mjeteve te tregohen të kujdesshëm, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në rrugët që kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, këshillon ARRSH./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





