
Shqipëria këtë mëngjes është zgjuar nën stuhinë e një ere të fortë. Një kamion në rrugën Lezhë-Laç, pranë urës së Milotit, është përmbysur në rrugë si pasojë e kësaj ere.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por raportohet se fatmirësisht nuk ka mbetur asnjë person i lënduar.
Ndërkohë që mëngjesin e sotëm e gjithë ultësira e rrethit të Krujës është gdhirë nën reshjet e dëborës, ndërsa mësohet se intensiteti i tyre është mjaft i madh..
Surprizat e motit kanë gëzuar edhe durrsakët, që mëngjesin e sotëm janë zgjuar me reshje bore. Në Durrës ka shtruar bora e parë për këtë dimër.
Reshjet e borës janë të rralla në zonat brengdetare në vend dhe nuk shtrojnë por ky është viti i treti rradhazi që në Durrës bie dëborë.
Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe po bien me intensitet ende. Reshje bore ka pasur sot në zonat malore, Dibër e Korçë por edhe në Tiranë kanë nisur por nuk kanë mbajtur, ndërsa Dajti si gjithmonë është mbuluar nga bora.
Edhe në Kukës u rikthyen temperaturat e ulët. Në zonat malore ka ngrica, ndërsa në zonat e ulëta reshje të vogla bore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





