Transmetuar më 22-02-2019, 22:34

Shqipëria, dhe veçanërisht qytetet e mëdha, vuajnë nga ajri i ndotur.

Një studim i realizuar së fundi mbi efektet e ndotjes, e lidh atë me gjendjen shpirtërore të njerëzve, duke e përshkruar si një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë.

“Nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh. Niveli tejet i lartë i ndotjes së ajrit po ul lumturinë e njerëzve”, thotë Siqi Zheng, autor i studimit.

Ky fenomen nuk është plaga e vetme e jetës në Kinën urbane, e cila është pllakosur edhe nga çmimet në rritje të banesave, shqetësimet mbi sigurinë e ushqimit apo shërbimet jocilësore publike.

Por, ndotja që dëmton shëndetin, sidomos grimcat mikroskopike nga termocentralet me qymyr dhe fabrikat, të cilat mbeten në mushkëri, e ka zënë si në darë klasën e mesme të vendit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe grupe të tjera hulumtuese kanë dalë në përfundimin se një milion vdekje të parakohshme në Kinë mund t`i faturohen lehtësisht ndotjes së ajrit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd