Transmetuar më 22-02-2019, 20:17
Skënderbeu ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, dhe këtë po e tregon javë pas jave në kampionat.
“Ujqërit e deborës” kanë regjistruar një tjetër humbje turpëruese në shtëpi përballë Tiranës e cila vijon të jetë në zonën e nxehtë të tabelës.
Kryeqytetasit kaluan shpejt në avantazh, por në fund të pjesës së parë korçarët baraspeshuan gjithçka.
Pjesa e dytë nisi me Tiranën më kërkuese e cila gjeti golin me Ngo duke marrë 3 pikë të rëndësishme.
Trajneri Orges Shehi e sheh veten akoma edhe më shumë larg stolit të skuadrës me të cilën fitoi gjithçka. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd