Transmetuar më 22-02-2019, 19:45

Në Gjykatën për Krime të Rënda ka shkuar dosja e plotë e Çlirim Shahollit, autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në prill të vitit të kaluar.

Gruaja e tij, nënë e 6 fëmijëve, u përplas për vdekje nga bashkëshorti i saj, ndërsa edhe më herët ajo ishte dhunuar nga ai.

40-vjeçarja Ardiana Shaholli,  humbi jetën në spitalin e Durrësit mbrëmjen e 8 qershorit 2018, pas një aksidenti në banesë të provokuar nga i shoqi.

Një konflikt verbal mes tyre ka agravuar në përplasje fizike dhe më pas Çlirim Shaholli e ka shtyrë të shoqen dhe kjo e fundit ka rënë me kokë në çimento.

Edhe pse e ka dërguar në Urgjencën e spitalit të Durrësit, bluzat e bardha nuk mundën ta mbanin në jetë Adrianën, e cila vdiq për shkak të plagëve të marra.

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim për ta vrarë, dhe se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd