Transmetuar më 22-02-2019, 12:18

Këshilli i Lartë i Prokurorisë Prokurorisë shprehu moskompetencë lidhur me kërkesën për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.

Në mbledhjen e sotme, kryetari i KLP, Gent Ibrahimi tha se, “Nuk është në kompentencat tona, argumentimin do ta bëjë me një shkresë që do t’ia drejtoj opozitës”.

Po ashtu i deklarua se kërkesa ka natyrë administrative dhe nuk është në kompetencat e KLP.

KLP ia delegoi kryetarit të Ibrahimit kthimin e përgjigjes.

Kjo pasi Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kërkuan shkarkimin e Arta Markut, lidhur me kalimin e një kandidature për të qenë pjesë e KLP.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kërkoi shkarkimin dhe ndjekjen penale ndaj Markut, pasi e kaloi kandidaturën e Bujar Sheshit për të qenë pjesë e KLP, pa pritur verifikimet lidhur me figurën e tij. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd