Transmetuar më 22-02-2019, 11:20
Daniel Ceno, Edmiralda Ceno

Një çift bashkëshortësh shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane në zonën e Vittoria, për vjedhje energjie.

Bëhet fjalë për Daniel Cenon 46 vjeç dhe gruan e tij Edmiralda Ceno, 37 vjeç, të cilët u arrestuan këtë të enjte.

Po ashtu krahas tyre është arrestuar edhe një shqiptar tjetër i moshës 30-vjeçare, i cili punonte në bujqësi dhe që jetonte në të njëjtën zonë me çiftin Ceno.

Nga kontrolli i policisë në bashkëpunim me punonjësit e kompanisë energjetike ENEL, shqiptarët rezultuan se kishin ndërhyrë në matësin e energjisë.

Gjithçka lindi pas dyshimeve për faturën minimale të energjisë, ndërkohë që konsumi ishte shumë herë më i lartë.

Kjo bëri që tre shqiptarët të vihen në pranga, ndërkohë që çiftit të bashkëshortëve policia italiane iu publikoi edhe fotografitë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd