Transmetuar më 22-02-2019, 10:55

Një djalë i ri i ka dhënë fund jetës teksa ndodhej në paraburgim, në Elbasan.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, është gjetur i varur në qelinë e paraburgimit të Bradasheshit, një 25-vjeçar.

Viktima është Bledar Doda, i cili pavarësisht dërgimit në spital është deklaruar i vdekur.

Lidhur me këtë ngjarje rrethanat janë ende të pakta, ndërkohë që anë nisur hetimet.

Nuk bëhet me dije as vepra penale për të cilin Doda ishte dërguar në paraburgim. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd