Transmetuar më 22-02-2019, 10:28

Duhet të ishte një dhuratë për ditëlindjen e njërit prej tyre. Në të vërtetë dhuratën e tmerrshme ja bënë asaj, një vajze të re, e cila u sulmua dhe përdhunua nga dy djem të rinj rumun.

Claudiu Ivascu, 23 vjeç dhe Nicolae Mihai 22 vjeç, hynë në një shtëpi në Colchester, të Essex, Angli, në 14 prill të vitit 2017, sepse Ivascu sapo kishte mbushur 22 vjeç, dhe përdhunimi i gruas, duhet të ishte dhurata ndaj tij për ditëlindje.

Rasti në fjalë u rikthye në vëmendje, pasi këtë të martë, dy të rinjtë u dënuan me nga 20 vite burg për përdhunim. Ata u shpallën fajtor, pasi përdhunuan me radhë gruan, ndërkohë që gjatë procesit gjyqësor nuk munguan as kërcënimet nda saj.

Ivascu dhe Mihai i hynë në shtëpio gruas, ndërsa fëmijët po flinin në katin e dytë.

Njëri e mbante, ndërsa tjetri e përdhunonte, shkruan noa.al.

Gjatë abuzimit, njëri nga dy fëmijët e gruas, zbriti në katin e poshtëm, por njëri nga përdhunuesit e urdhëroi që të shkonte menjëherë në shtrat. Siç deklaroi gjyqtari, një nga dy djemtë i kishte ofruar para viktimës, para përdhunimit me radhë, por ajo i kishte refuzuar. Kështu për ta ndëshkuar, e përdhunuan të dy. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd